Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shënkollit ku një i paraburgosur i ka vënë flakën qelisë në momente depresioni.

Ngjarja është shënuar rreth orës 02:00 të mëngjesit. Sipas burimeve ndërhyrja e gardianeve të burgut ka parandaluar përkeqësimin e situatës.

Mësohet se bëhet fjalë për të burgosurin Artur Ferketa, i cili ka marrë disa lëndime në trup nga zjarri dhe është dërguar në spital. 

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.