Dy gardianë burgu janë marrë peng nga një i dënuar në një burg të Francës.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë franceze, e cila sqaron më tej, se njëri prej efektivëve është lënduar në syrin e djathtë.

Po ashtu, ministria ka sqaruar se kanë nisur bisedimet për të siguruar lirimin e pengjeve në burgun Conde-sur-Sarthe.

Njoftohet se njësitë e sigurimit në burg janë mobilizuar dhe atje janë dërguar edhe forca shtesë, shkruan Reuters.

Identiteti i autorit të dyshuar për këtë ngjarje nuk është bërë i ditur, por tashmë dihet se ai ka marrë një dënim të gjatë për përdhunim dhe vrasje.