Një i ri që po vuan dënimin në burgun e Durrësit është kapur me kanabis në ambientet e qelisë.

I arrestuar për “Vjedhje me dhunë”, shtetasi E. Avdija 21 vjeç, banues në Durrës, u kap mbrëmë në darkë me një sasi kanabisi.

Më datë 21.02.2017, ora 21:45, në ambientet e IEVP-së Durrës, ku ky shtetas ndodhet i arrestuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, gjatë kontrollit të ushtruar  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”, bën të ditur policia.

Përveç akuzës për vjedhje, tashmë ndaj tij rëndojnë edhe dy akuza të tjera: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të vendimeve me burgim”.