Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos, është qëlluar me grusht dhe me bishtin e fshesës nga një shqiptar i burgosur në Greqi.

Harri Kola, 37-vjeç, është i dënuar me 8 vite burg për fshehje të pasurisë dhe njihet gjithashtu si mik i ngushtë i terroristit Kristodulos Ksiros.

Avokatët e ish-ministrit kanë reaguar përmes një deklarate duke e mohuar një gjë të tillë, pasi kanë thënë se bëhet fjalë thjesht një konfrontim verbal, por jo përplasje fizike.

Sipas tyre incidenti u shmang nga ndërhyrja e rojeve në mëngjesin e ditës së hënë, ndërsa mësohet se sherri mes shqiptarit dhe ish-ministrit ka nisur për dritën e ndezur të qelisë.