Pas arrestimit në banesën e tij në Shkodër, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, Safet Bajri ka mbërritur në Tiranë. Ai ishte në një nga dy furgonët e strukturës operacionale, e cila ka kryer operacionin për ndalimin dhe sjelljen e tij në kryeqytet.
Bajri është shfqur i qeshur teksa zbriti nga furgoni duke iu drejtuar dyerve të policisë.
Arrestimi i tij, u bë me urdhër të Prokurorisë Antikorrupsion, e cila dyshon se ai ka gisht në vrasjen e 10 gushtit të 2018 të Fatbardh Licit. Safet Bajri u shoqërua fillimisht në Policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA në Tiranë ku dhe do të merret në pyetje.





