SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për Met Kananin, i cilësuar ndryshe edhe si eskobari shqiptar i drogës.
Kanani dhe dy anëtarët e grupit kriminal janë dënuar 30 vjet burg secili dhe është bërë edhe sekuestrimi i pasurisë së tyre nga autoritetet turke.
Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-ës 1.6 ton kanabis që u kap nga policia greke pas një përleshje në det dhe vetëm para dy vitesh u godit grupi ku u arrestuan 30 persona, 25 prej tyre janë dënuar nga gjykata të ndryshme dhe ata po vuajnë dënimin.





