U rrëzua duke vrapuar, por kancelari Olaf Scholz e ka marrë me sportivitet incidentin.
Kreu i ekzekutivit gjerman postoi një foto të vetën ku shihej me njërin sy të mbuluar nga copë e zezë në stil pirati dhe disa mavijosje të errëta në anën e djathtë të fytyrës, që ishin rezultat i rrëzimit.
“Mezi po pres të shoh memet”, ka shkruar Scholz duke parapritë kështu talljet që bëhen të famshme në internet. Si për ta shmangur çdo shqetësim të mundshëm për shëndetin e tij, në foto Scholz buzëqeshi lehtë dhe shkroi në rrjetin social X: “Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”. Rrëzimi gjatë fundjavës e detyroi kancelarin të anulonte disa takime të planifikuara këto ditë. Kjo nuk e pengoi megjithatë t`i rikthehej debatit mbi energjinë bërthamore përmes një interviste dhënë për Deutschlandfunk.
Scholz ripohoi skepticizmin për vendosjen e çmimit të subvencionuar të për industrinë të energjisë bërthamore, të cilën e quajti “një kalë të ngordhur”. Me përfundimin e shfrytëzimit ka filluar edhe çmontimi i termocentraleve bërthamore që ekzistojnë ende, tha ai duke shtuar: Po do të donim ende të ndërtonim termocentrale të reja bërthamore, do të duheshin 15 vjet dhe do të shpenzonim 15 deri në 20 miliardë euro për central.
Kohët e fundit, FDP dhe CDU kanë bërë thirrje për një kthim në energjinë bërthamore. AfD është gjithashtu në favor të vazhdimit të shfrytëzimit të energjisë bërthamore.