Kristiano Ronaldo është i pasionuar pas makinave të shpejta dhe kjo nuk është një gjë e re. Në garazhin e tij gjenden, mes të tjerash, vetura luksoze si “Ferrari 599 GTB Fiorano” dhe “Bugatti Veyron”.
Këtë të fundit ylli portugez ia bëri dhuratë vetes pasi fitoi Kampionatin Europian verën e shkuar. Ajo kushton dy milionë euro dhe në botë janë vetëm 450 ekzemplarë.
Së fundmi, “Bugatti” i ka bërë një surprizë kampionit të Realit: i ka dhënë mundësinë ta provojë në timon modelin “Chiron” ende pa dalë në shitje.
“Bugatti Chiron” arrin shpejtësinë 0-100 kilometra në orë në vetëm 2.5 sekonda, 200 kilometra në orë në 6.5 sekonda kurse 300 kilometra në orë i kap për 13.6 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 420 kilometra në orë, ndërsa pa kufizues mund të arrijë në 463 kilometra në orë.