Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Lezha, pas kallëzimit të një gruaje e cila pretendon se e ka kanosur nëpërmjet telefonit.

Sipas kallëzimit, policia lokale sqaron se Altin Marku dyshohet se për qëllime përfitimi për prostitucion, ka shfrytëzuar në Shqipëri dhe Itali të bijën e denoncues.

Marku akuzohet për 3 veprat penale “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.