Një atlete nga Uganda që jetonte në Kenia humb humbi jetën pasi u sulmua me benzinë dhe u dogj nga i dashuri i saj.
Atletja olimpike Rebecca Cheptegei pësoi djegie të rëndë në trup dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Atletja, që përfundoi e 44-ta në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 , u sulmua në shtëpinë e saj.
Sipas policisë, i dashuri i Cheptegeit, Dickson Ndiema, bleu një kavanoz benzinë, e derdhi mbi të dhe i vuri flakën gjatë një mosmarrëveshjeje të dielën.
Ndiema gjithashtu pësoi djegie dhe po merr trajtim të specializuar në Spitalin e qytetit Eldoret.
Prindërit e Cheptegei thanë se vajza e tyre bleu tokë në Trans Nzoia për të qenë pranë qendrave të trajnimit atletik dhe dyshohet se sherri midis çiftit nisi për tokën ku ishte ndërtuar shtëpia.