Gjykata themelore në Prishtinë ka dënuar me gjashtë muaj burg Krenar Çoçajn e Gazmend Mirenën pasi akuzohen se natën e 7 qershorit 2012 kanë sulmuar këngëtarin Ledri Vula.
Por me miratimin e dy palëve, është rëndë dakord që vendimi për Çoçajn dhe Mirenën të konvertohet në gjobë, që do të thotë 20 euro 1 ditë burgu.
Prokurorja Besa Limani dhe avokati mbrojtës i këngëtarit Gashi, kanë cilësuar si rrethanë rënduese motivin e ulët për kryerjen e veprës penale, për motive xhelozie, për këtë arsye kërkuan dënim maksimal sipas ligjit.
Më herët, në seancën e kaluaur Ledri ka deklaruar se shkak për sulmin është bërë Dafina Zeqiri, ish-e dashura e tij, e cila më parë ka qenë partnerja e një prej të akuzuarve, konkretisht Krenar Çoçaj.
Por avokatët mbrojtës të dy të akuzuarve kanë kërkuar nga trupi gjykues që të krijoheshin rrethana lehtësuese për klientët e tyre, pasi nuk ka prova se kanë qenë pikërisht Krenari dhe Gazmendi autorë të sulmit.
Sipas tyre, këngëtari Getoar Selimi dhe Fidan Demolli, të cilët ishin në makinë natën e 7 qershorit me Ledrin, janë shprehur se nuk i kanë parë autorët dhe as armët, e për këtë arsye ata shprehen se Gjykata nuk ka pasur prova të mjaftueshme që mund të dënojnë Krenar Çoçajn, të dashurin aktual të moderatore shqiptare Luana Vjollca, dhe mikun e tij Gazmend Mirenën.
Duke iu referuar këtyre deklaratave dhe provave të paraqitura në gjyq, Gjykata vendosi për dy të akuzuarit 6 muaj burg, dënim i cili do të konvertohet në gjobë.