“Ajo nuk ka asnjë faj. Përveç se është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë”.

Keshtu shkruan media lokale ne Itali, teksa jep informacione mbi operacionin e fundit, finalizuar me arrestimin e bandës shqiptare, bosi i të cilës thotë se ishte Valentin Selaj, dashuri i Viola Spiros.

“Viola është një nga femrat e famshme dhe të dëshiruara në Shqipëri. Një vajzë kopertinash, televizioni, modele, me pak fjalë mbretëreshë e botës së modës dhe që ishte mësuar me jetë të bukur dhe nuk kishte kuptuar se i dashuri i saj shqiptar ishte një nga 6 personat në kërkim të të cilit ishte vënë gjysma e policisë europiane.

Një grua perfekte, me gjithë ato para që e rrethonin, kush mund ta mendonte se pikërisisht i dashuri i saj ishte në të vërtetë bosi i drogës me interesa në gjysmën e Evropës?

Gjithmonë e ndjekur nga paparacët, gjithnjë nëpër televizione, e ëndërruar nga meshkujt dhe jo vetëm, ka xhiruar botën për shërbime fotografike” shkruan media italiane.

Ajo nuk ka të bëjë asgjë me operacionin e fundit të policisë, por ditën tjetër pas operacionit dhe arrestimit të të dashurit, ka postuar në rrjetin social dy foto të trishtuara. Buzëqeshja e saj është zhdukur.