Një vajzë e re shqiptare arriti në Piacenza, e interesuar për të kërkuar një punë, por u mashtrua nga i dashuri i saj, një shqiptar 40-vjeçar, i cili e nisi si prostitutë. Pavarësisht se ajo ishte shtatzënë, i dashuri i saj, i mbështetur dhe nga një bashkatdhetar, e nxorën në rrugë.
Sapo vajza lindi, ajo do të kthehej menjëherë në rrugë të prostitutonte dhe do të lejohej të shihte të porsalindurën vetëm nëse arrinte të fitonte të paktën 200 euro në natë.
Mediet italiane shkruajnë se policia ka gati dosjen në të cilën janë përfshirë së paku 5 persona, edhe dy të huaj, të cilët njohin si të vetin fëmijën e vajzës shqiptare. Pjesë e dosjes është edhe i dashuri (dhe babai i i vërtetë) i cili akuzohet per shfrytëzim prostitucioni dhe për deklarate të rreme.





