Një adoleshente amerikane, pasi i dashuri i saj ka refuzuar të bëjë seks me të, e ka kafshuar në organet gjenitale dhe për këtë arsye është arrestuar nga policia.
19-vjeçarja Krystle Harrison ka qenë në shtratin e shtëpisë së saj së bashku me 24-vjeçarin Jeffrey Wilkinson kur ka ndodhur ngjarja.
Sipas policisë, ajo ka nisur të përkëdhelë të dashurin, por ai i ka thënë që nuk donte seks dhe Krystle, e tërbuar nga inati, e ka kafshuar në organet gjenitale. Më pas, ajo edhe e ka goditur të dashurin në mes të rrugës.
Krystle dhe Jeffrey kanë një fëmijë së bashku. 24-vjeçari nuk ka dashur të padisë partneren e tij e tashmë ajo është lënë e lirë.





