SHBA, 9 shtator 2014 – Një goditje e rëndë për Britney Spears, e cila u tradhtua në mënyrë të vazhdueshme nga ish-i fejuari me një pornostare.
Ajo quhet Cali Lee dhe u njoh me David Lucado tek lokali poshtë shtëpisë së këngëtares.
Burime për amerikanen People thanë se Lucado dilte shumë shpesh mbrëmjeve vetëm dhe kjo e ka bërë që të hidhej në krahët e aktores së filmave me pullë të kuqe.
Teksa miqtë e yllit të pop-it shprehen të kënaqur që historia mes çiftit mori fund, vetë ajo vuan akoma.
Megjithatë, pavarësisht vuajtjes, Spears nuk ka ndërmend që të rithehet më me të.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





