Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Greqi, i ka thënë “Po” propozimit për martesë nga i dashuri i saj.
Këtë e ka zbuluar gazetarja Marena Kardigiannopoulou në një shfaqje televizive, duke thënë se Foureira do të martohet së shpejti me partnerin e saj Alberto Botia.
“Eleni është në kulmin e karrierës. Sa i përket jetës private, është akoma më mirë sepse e ka pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj. Ne po e martojmë vajzën tonë. Ajo tha “Po”, por martesa pritet të ndodhë kur të përfundojë koronavirusi”, tha gazetarja.
Ndërsa në emisionin MEGA “Pame Danai” gazetari Aris Kavatzikis dha detaje në lidhje me propozimin duke thënë: “Ne kemi shumë foto që vërtetojnë se Eleni dhe Alberto janë prej kohësh bashkë. Alberto ka ardhur nga Arabia Saudite për ta takuar pasi i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit. Duke lënë pas të kaluarën dhe duke përballuar të gjithë vështirësitë e lidhjes në distancë, Eleni kërkoi që ta merrte më seriozisht. Ky djalë i vërtetoi se do të jetë krah saj në ditë të mirë dha të këqija. Ai hoqi dorë nga çdo gjë për ta parë dhe më pas i bëri propozimin për martesë”.
Alberto Tomás Botía Rabasco është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës qendror për klubin e Arabisë Saudite “Al Wehda”.





