Një djalë i dashuruar superheronjtë ka vdekur pasi një radiator i ra sipër teksa luante si Spider Man.

Saleh Aslam u godit nga radiatori prej 40 kg duke i shkaktuar lëndime të tmerrshme në kokë e si pasojë vdekjen.

Shërbimet e urgjencës nxituan për në shtëpinë e tij në Watford, Hertfordshire por Saleh i vogël vdiq më vonë të njëjtën ditë.

“Nuk kemi fjalë për të shpjeguar dhimbjen”-tha babai i tij Mohammad Aslam për BBC Three Counties.

Më shumë se 300 njerëz morën pjesë në funeralin e tij.

Duke përshkruar tragjedinë, Aslam po u kërkon prindërve që t’i paralajmërojnë fëmijët e tyre se personazhet e tyre të preferuar të filmave vizatimorë nuk janë realë dhe ata nuk duhet të përpiqen t’i kopjojnë.

Duke nderuar djalin e tij tragjik, babai i shkatërruar tha se ai ishte “shumë i kujdesshëm, shumë i sjellshëm, shumë i përulur”.

“Ai ishte djali më i dashur për mua, unë kam katër fëmijë, por ai ishte më i dashuri”. Nëna e tij shtoi se ai ishte një fëmijë shumë, shumë i gjallë dhe i lumtur.

Në funeral morën pjesë edhe mësues dhe nxënës nga shkolla fillore The Orchard. Drejtori Jonny Spector tha: ‘Saleh ishte një fëmijë i lezetshëm dhe i sjellshëm, i cili ishte shumë i dashur nga miqtë dhe stafit do t’i mungojë shumë.’