Pas publikimit të këngës dedikuar shqiptarit Alket Rizai, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe ka arritur të arratiset dy herë nga burgu i Koridalos me helikopter, duket se gjërat nuk po shkojnë aq mirë për reperin e njohur grek, Tus.
Tus ka publikuar klipin ku shfaqet me veshje kuq e zi dhe improvizon arratisjen e Rizait nga burgu. Kënga në fjalë i ka irrituar grekët, të cilët e kanë cilësuar reperin tradhtar të vendit të tij, shkruan revistawho.
Vetë reperi nuk ka shfaqur shqetësim, as pas kërcënimeve dhe sharjeve nga bashkëkombësit e tij, madje së fundmi ka publikuar disa foto nga lajmet në mediat shqiptare.
Tus ka bashkëpunuar më herët me këngëtarin Bruno në këngën ‘Shqiptare’, e cila numëron miliona klikime në internet. Tensionet mes popullit grek dhe atij shqiptar kanë zanafillë të hershme, por siç duket do të acarohen edhe më shumë pas ngjarjes së fundit.





