Futet në sens të kundërt në rrugë nacionale, përplaset me një tjetër mjet që i vinte përballë, si pasojë plagosen dy veta.
Policia e Durrësit bën me dije se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën nacionale Milot – Fushë Krujë.
Ka qenë 53-vjeçari nga Mamurrasi, Hamid Aliu, i cili në duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është futur në sens të kundërt të rrugës dhe është përplasur me një mjet tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A.K. 28 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë, është dëmtuar vetë Hamid Aliu dhe pasagjeri që ndodhej në mjetin e tij, 38-vjeçari P. M., banues po në Mamurras.
Aktualisht ata ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Aliut i është komunikuar në ambientet spitalore masa e arrestit.
Ai drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur në masën 0.81 mg/l.





