Një drejtues automjeti që po lëvizte në Durrës në gjendje të dehur, u arrestua nga uniformat blu.
Specialistët e Policisë Rrugore vunë në pranga shtetasin L. Sh. 58 vjeç, banues në Durrës.
Ai u kap në rrugën “Hysen Kërtusha” duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





