Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës kanë arrestuar gjatë orvë të vona të natës një person që drejtonte një mjet tip “Golf” në gjendje të dehur.
U arrestua shtetasi N. Pjeçi 29 vjeç, banues në Durrës.
Ai u kap në orën 03:15, në lagjen nr. 10, duke drejtuar automjetin tip “Golf” në gjendje të dehur.
Pas arrestimit, policia i kaloi materialet procedurale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





