Bajerni i Mynihut u eliminua nga Vijareali të martën mbrëma në një ndeshje ku ishte me emocione të forta.Kjo humbje ka peshuar shumë te bavarezët ku u mposhtën nga një rival që mund të quhet surpriza e këtij Champions-i.

Por për një ndryshim humori në Mynih ka menduar një tifoz i skuadrës së Këlnit, i cili ishte në “Allianz Arena” për ta ndjekur atë sfidë nga pranë.

Tifozi ishte i dehur dhe ka ndenjur deri në momentin ku nuk kishte asnjë tifoz tjetër në stadium duke dhënë “shfaqje” humori duke u dëmtuar në mënyrë qesharake.