Policia ka arrestuar një 40-vjeçar në Elbasan, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur më një shtyllë elektrike.

Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të mjetit, 40-vjeçarit L.P., i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Tashmë 40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe  Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.