Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, pas kontrollit në makinë, efektivët e policisë i kanë gjetur dhe një sasi të vogël kanabisi.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





