Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





