Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, banues në Manzë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Manzë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





