Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka arrestuar në flagrancë një shtetas.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari H.K., pasi drejtonte në gjendje të dehur makinën si dhe ka kundërshtuar me dhunë blutë e qytetit.

“42-vjeçari ishte i dehur teksa drejtuar mjetin tip “Benz”, me leje drejtimi, në lagjen nr 14, ku ka kundërshtuar me dhunë duke mos iu bindur punonjësve të Policisë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

I arrestuari do të përballet me veprat penale të parashikuara në nenet 291,242 e 236 të Kodit Penal.