Specialistët e Qarkullimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. B., 52 vjeç, banues në Durrës. 

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.