Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar një ditë më parë.

Mësohet se shtetasi A.H., banues në Shijak, teksa drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip "Renault", te mbikalimi i Fllakës ka goditur mjetin me drejtues shtetasin Sh. P., vjeç 60, banues në Durrës.

37-vjeçari akuzohet për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur", e para shikuar nga neni 291 i Kodit Penal.