SHBA, 7 mars 2014 – Kaliforniani Mark Johnston ka paditur Downtown Grand që i ka shërbyer pije dhe i ka dhënë borxh para, kur ai ishte nën efektin e alkoolit. 52-vjeçari arriti në kazino në datën 30 janar dhe luajti për 17 orë.  Ai thotë se kazinoja i shërbeu 20 pije alkoolike gjatë një seance kumari, ndërsa 10 të tjera ai i kishte pië para se të arrinte në kazino.

“Unë piva disa pije në aeroport,” tha ai për CNN. E di, në njëfarë mase, kjo është përgjegjësia ime. Por pjesa më e keqe është se kazinoja ka një përgjegjësi më të madhe se unë.” Ai shtoi: “Imagjinoni një të dehur që ecën në rrugë dhe dikush shkon dhe e vjedh nga xhepat. Kështu e quaj unë këtë.”

Avokati i tij tha se ky ishte “një rast i jashtëzakonshëm”. Sipas ligjit të Nevadës, klientët që duken të dehur, nuk lejohen të luajnë kumar.  Kazinoja, e cila nuk ka komentuar, synon të ndjekë ligjërisht zotin Johnston për këtë borxh. 

Bordi i kontrollit të lojërave të Nevadës do ta hetojë këtë çështje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/