2 maj 2015 – Bekim Haxhimusta, 39 vjeç, banues në Zvicër përplasi te Rrota e Qerres një mikrobuz. Policia tha se, “në vendin e quajtur Rrota e Qerres duke drejtuar mjetin tip Volvo me targa zvicerane ZG34301, Haxhimusta është përplasur me mjetin Benz mikrobuz  me targa AA502IZ me drejtues shtetasin: Xh. Ç 43 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes ka patur dëme materiale”. Policia i bëri matjen e alkoolit 39-vjeçarit, duke konstatuar se ai e kishte kaluar masën e pijes.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”