Në gjendje të dehur, teksa po udhëtonte me motoçikletë, një 49-vjeçar është përplasur me trafikndarësen e rrugës duke u lënduar vetë.
Policia njofton se i aksidentuari është Bardhyl Plaku, 49 vjeç, banues në Durrës.
Aksidenti është shënuar ditën e djeshme (29 korrik), në unazën e Shkozetit, ku Plaku, duke drejtuar motoçikletën tip Piaggio, me targa AC888, ka humbur drejtimin e kontrollit të mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Ai u transportua në spitalin rajonal Durrës, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave nga policia, mësohet se nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se Plaku ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua dhe akuzohet për “Drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt”.





