Krujë, 11 shtator 2014 –  Një 47 vjeçar, në gjendje të dehur, ka hapur zjarr në mes të fshatit Larushk, në rrethin e Krujës. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Ibrahim Çupi, banues në këtë fshat.

Në gjendje të dehur ai ka qëlluar disa herë me automatik në ajër. Pas kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një qese me fishekë luftarakë.

Çupi akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prishje e qetësise publike”.