Policia ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar pasi teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur në unazën e qytetit të Gramshit është përplasur me një automjet tjetër.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorin Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•L.A., 38 vjeç, banues në Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi në unazën e qytetit Gramsh është përplasur me një mjet tjetër, dhe pas bërjes së testit të alkoolit nga Policia rrezultoi se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimi rrugor” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.





