Një ngjarje e pazakontë është regjistruar rreth orës 20:30 në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit ku një person i dehur ka goditur me gur xhamat e një salloni bukurie.
Mësohet se si pasojë janë thyer edhe disa pajisje të brendshme.
Salloni gjendej në katin e dytë të një pallati në qytet, teksa xhamat janë shpërndarë në trotuar, por pa shkaktuar lëndime.
Ndërkoha policia ka bërë shoqërimin e personit në ambientet e Komisariatit ndërsa pritet që të zbardhen edhe rrethanat e ngjarjes dhe shkaku që e kanë çuar këtë shtetas të ndërmarrë këtë veprim.