Bëhen me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen që ka tronditur sot qytetin bregdetar të Vlorës. Si pasojë e një atentati mafioz ka mbetur i vdekur Gentian Qarri, rreth 40 vjeç. Atentatorët e kanë qëlluar nga një makinë teksa ai po ecte në këmbë. 

Ai shkoi në spital në gjendje të rëndë, pasi fillimisht u plagos në këmbë, por nuk mundi të mbijetojë plagëve në kraharor duke qenë se mori disa plumba. Qarri ka marrë disa plumba, dhe në gjymtyrët e poshtëm, por ato në kraharor kanë qenë fatalë për të. Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, ndërsa burime për mediat thonë se është qëlluar është qëlluar me breshëri deri sa ka mbaruar karikatori. 

Në zonë ka shumë kamera sigurie, bare, lokale, faramaci, dhe hetuesit po bëjnë grumbullimin e provave. Autorët thuhet se kanë qenë me kapele të zezë dhe maskë Covidi.

Gjithashtu kamera ka dhe gjatë rrugës që kanë përshkuar atentatorët deri në djegien e makinës. 

I riu njihej me nofkën ‘Geçe’ dhe kishte pak vite që ishte kthyer nga Italia, pasi ishte dënuar atje me 15 vite burg për drogë. Nuk dihet se cili ka qenë motivi i këtij atentati, por viktima ka qenë me precedentë penal dhe nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes në aktivitete kriminale.