Një shqiptar, i cili është i kërkuar nga autoritetet franceze, është arrestuar në Muriqan nga policia malazeze.
Shqiptari me iniciale F. S., është ndaluar nga oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi, gjatë kontrollit kufitar në Muriqan.
Mësohet se për shqiptarin ka një urdhër-arresti nga Franca. Ai është i dënuar me 3 vite burgim me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit në mënyrë të organizuar dhe të dhunshme. Policia e Malit të Zi bën me dije se vendimi i dënimit për shqiptarin është dhënë nga një gjykata franceze.
Sa i përket ekstradimit të tij, pritet që shqiptari të dalë para Gjykatës së Lartë në Podgoricë, për të vijuar me procedurat. Më pas do të merret vendimi nëse do të ekstradohet drejt Francës ose jo.