Durrës, 16 shtator 2014-Policia kufitare në portin e Durrësit vuri në pranga një djalë të ri, i cili ishte shpallur në kërkim. Nga ana e uniformave blu gjatë orëve të natës u vu në pranga në port 22-vjeçari Darjel Prushi, banues në Larushk të Fushë Krujës, i dënuar më parë.

I riu po tentonte të udhëtonte me traget drejt Italisë. Prushi është shpallur në kërkim më 5 maj të vitit 2013 për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi vuajtjes së dënimit”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar për verifikimin e vendndodhjes së tij, nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata Tiranë për veprën penale “Vjedhje”.

22-vjeçari iu dorëzua për veprime të mëtejshme shërbimeve të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë.

/Agjencia e lajmeve Dyrrah/