Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. Xh., banues në Durrës, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.