Një 47-vjeçar është e ekstraduar nga Belgjika, pasi ishte dënuar me 11 vjet burgim.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë mësohet se shtetasi i ekstraduar është Martin (Aleksandër) Tusha lindur në Mamurras.

Shtetasi Martin Tusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.11.2011, Martin Tusha, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy shtetas/punëtor të një dyqani dur-alumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë krediti.

Ky shtetas prej disa kohësh fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës dhe në datë 29 06.2018 u krye ekstradimi drejt vendit tonë.