Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Arrestohet një person nga Durrësi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për trafik droge. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• A.D., 48 vjeç, banues në Durrës. 

Shtetasi A.D., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale  "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.