Bie në prangat e Policisë një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: P. C., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





