Ndalohet një 45-vjeçar në kërkim, pasi është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Durrësit për disa vepra penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 45 vjeç, banues në Burrel.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 13.01.2026, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.





