Kapet nga pala greke në Kakavijë një shqiptar i shumëkërkuar.

Mediet greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës.

Ndaj tij rëndonte një urdhër europian arresti, pasi rezulton i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge.

Dokumentacioni i kaloi Prokurorisë së Janinës për veprime të mëtejshme.