Një 27-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej për llogari të autoriteteve italiane, është arrestuar në Greqi teksa po tentonte të hynte drejt vendin tonë drejt pikës kufitare të Kakavijës.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij nga punonjësit e policisë së Drejtorisë së Kontrollit të Pasaportave vendase, u konstatua se ndaj tij autoritetet italiane kishin lëshuar një urdhër arresti europian, pasi ishte dënuar me 20 vite burg për trafik droge.

Ai u arrestua nga efektivët e policisë së repartit të Pogonit dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Janinës, e cila nisi procedurën për ekstradimin e tij pranë autoriteteve italiane që janë në kërkim dhe ka vendosur të qëndrojë në paraburgim.