Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Apeli në Janinë me 22 vite e 6 muaj burg, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë këtë mëngjes.
Shqiptari i dënuar për trafik droge kaloi fillimisht doganën shqiptare, por në tentativë për të kaluar edhe në atë greke është ndaluar pas urdhër-arrestit të Prokurorit të Trikallas.
Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur.





