Ekstradohet nga Italia një person nga Mirdita i dënuar për një vrasje të ndodhur 20 vjet më parë. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit Arben Dodaj (Doda), 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin nr.53, datë 23.10.2000, e ka dënuar me 22 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, të kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje“.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datën 17.08.1997 rreth orës 16.00 në fshatin Shtrezë të rrethit Mirditë, shtetasi Arben Doda në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin P.D.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, (me pasaportë të falsifikuar) duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.





