Një person i shpallur në kërkim pasi është dënuar me vendim gjykate, u arrestua nga policia në Shkodër. Pllumb Çera 40 vjeç, është dënuar në mungesë me 3 vite burgim në qershor 2017 nga Gjykata e Shkodrës për plagosje të rëndë me dashje dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se ku qëndronte i fshehur 40-vjeçari Çera dhe e arrestoi në flagrancë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.





