Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kakavijë pasi po tentonte të kalonte kufirin për në Shqipëri, edhe pse ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti e ishte dënuar me 3 vjet burg.

I riu ka tentuar të kalojë kufirin duke shfrytëzuar fluksin e festave, por nga kontrolli i kryer nga dogana ka rezultuar se ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Athinë për vjedhje të rëndë.

Kështu, ai u arrestua nga punonjësit e policisë së repartit të Pogonit dhe u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, e cila dha urdhër për mbajtjen e tij në burg ku do të vuajë dënimin me burg tre vjet e dy muaj të caktuar ndaj tij, shkruan media greke.