Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë drejt Francës “Eskobarin” turk të drogës, Faruk Baybasin që u arrestua pak kohë më parë në kryeqytet.

53-vjeçari që nga drejtësia franceze, akuzohej për trafik heroine, akuzë për të cilën ishte dënuar me 30 vite burg.

“Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, mësohet të ketë thënë “Eskobari”, ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës.

Faruk Baybasin ishte anëtar i familjes “Baybasin”, që në Turqi janë etiketuar si “Eskobarët e Evropës”, për shkak të sasive të mëdha të heroinës, që kanë trafikuar nga Turqia drejt vendeve evropiane, që kap vlerën e 14 miliardë eurove.